Një person është akuzuar nga autoritetet për vrasjen e shqiptarit Flamur Alex Beqiri në derën e shtëpisë në Londër, më 24 dhjetor të vitit që lamë pas.
Mediat britanike shkruajnë se shtetasi suedez Anis Fouad Hemissi, 22 vjeç, u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi policia e arrestoi atë në Aeroportin e Kopenhagenit në 20 janar.
Ai është akuzuar për vrasje dhe posedim të armës së zjarrit dhe pritet të paraqitet nesër në Gjykatën e Westminster.
Sipas “The Sun”, Beqiri 36 vjeç, dyshohet se është vrarë në sy të gruas së tij Debora Krasniqi dhe djalit të vogël në shtëpinë e tij në Rrugën e Kishës Battersea, në prag të Krishtlindjes.
Ai është vëllai i Missé Beqiri 33 vjeç, yllit të reality shout “The Real Housewives of Cheshire”.
Familja Beqiri u transferua nga Shqipëria në Suedi kur Flamuri dhe Misse ishin fëmijë. Detektivët britanikë kanë qenë në komunikim me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri ishte në luftë me bandat e kriminelëve të Afrikës së Veriut.
g.kosovari