Tre kopshte janë mbyllur në Prishtinë, pasi kanë rezultuar disa fëmijë të infektuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti.
Sipas Ahmetit dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë në një kopësht. Ndërkohë një nga kopshtet është mbyllur, pasi bashkëshorti i një edukatoreje është prekur nga virusi.
“Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim këto kopshte, t’i dezinfektojmë. Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave për të parë a ka pasur ngjitje të virusit më tutje. Jemi duke punuar, ku janë kontaktet e tyre në mënyrë që të kufizojmë shpërndarjen e virusit”, tha Ahmeti. Kryetari i Prishtinës ka thënë më tej se tani për tani nuk do të ketë rikthim të menjëhershëm të masave të izolimit.
Kosova është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë janë infektuar mbi 1263 dhe janë shënuar 31 viktima.
g.kosovari