Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare ka bërë të ditur se cilat janë procedurat që duhet të zbatojnë ata që do të hyjnë në Kosovë.
Duhet theksuar se sipas pikave në fuqi, ata që do të hyjnë në Kosovë dhe posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë vetëm do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore.
“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë, që më 14 mars ishte mbyllur shkaku i rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 158 raste të personave të infektuara me COVID-19 edhe 31 vdekje.
NJOFTIMI I PLOTE
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.
Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë.
g.kosovari