Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme në një lokal tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Policia dhe ekipet mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar.
Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.
Po kryhen procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen.