Shkëlzen Berisha ka reguar pas heqjes së lejes së drejtimit nga ana e Policisë Rrugore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kërkon ndjesë për tjekalimin e shpejtësisë me automjet.
Po ashtu ka hedhur poshtë lajmet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin e ndalimit.
Ai thotë se e gjithë procedura ishte në zbatim të ligjit, dhe pa asnjë kundërshti.
“Të dashur miq, së pari më duhet ta nis me një ndjesë për kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e të gjithëve” thotë djali i ish-kryeministrit i cili shton se për asnjë moment punonjës i rendit nuk është kundërshtuar gjatë ushtrimit të detyrës.
“Dokumenti i kërkuar në zbatim të ligjit është dorëzuar po në zbatim të ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtimi apo refuzimi” – shkruan Berisha ndër të tjera.
/a.r