Transporti publik rihapet duke filluar nga data 15 qershor, por jo si përpara mbylljes që prej muajit mars.
Sipas vendimit të Ministrisë së Infastrukturës, autobusët urbanë do të punojnë me 70 përqind të kapacitetit.
Një rregull i pakundërshtueshëm do të jetë pasjisja me maska kirurgjikale nga ana e pasagjerëve.
Mungesa e transportit publik, sidomos në zona të mëdha, ka shkaktuar probleme ata që kanë një punë në distance të largëta nga banesa e tyre, por jo vetëm.
Në ditët në vijim pritet të publikohet edhe një plan konkret se si do të funksionojë rihapja e transportit publik.
/a.r