Ministri Zemaj ka prezantuar vendimet e reja kundër COIVD-19. Ai ka bërë të ditur se nga e hëna do të largohet tërësisht kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe se qytetarët do të kanë të drejtë të dalin 24 orë, por që me kujdes të shtuar.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria nuk kanë nevojë të hyjnë në vetëizolim
“ Virusi akoma është aktive por kërkon kujdes dhe zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë.
Pas analizës së bërë me hapjen e kufijëve IKSHPK rekmdandon: kontrollin e detajuar shëndetësor për qytetarët që hyjnë në Kosovë dhe adresën e tyre, kontrollimi do të kryhet për temepraturën dhe shenjat që përkojnë me Covid-19.
Qytetarët që hyjnë nga dita 8 qershor në Kosovë nuk do ti nënshtorhen vetizolimit për 7 ditë”, tha ai.
/e.rr