Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama shprehet se marrëveshja e re tregon se humbja e PD-së në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.
Statusi i Ramës:
Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.
Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

— Edi Rama (@ediramaal) June 6, 2020
/e.rr