Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.
“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë.”- është shprehur Hoti.
Hoti tha se janë të gatshëm që të ulen në tavolinë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo siç tha ai dialogun do ta udhëheq Qeveria e jo Presidenca.
“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetenvace kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia tek presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton tek Kuvendi”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.
g.kosovari