Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e Izmir Durakut, pas akuzave se ai ka përdhunuar një të mitur.
Nga inspektimi në doganën e Hanit të Hotit, Lleshaj e cilësoi si gjest të ulët ngjarjen e abuzimit seksual, i cili në vitin 2015 kur ndodhi ngjarja e dyshuar ka qenë inspektor në policinë e Shkodrës.
Ministri Lleshaj tha se duhet që të kemi një qasje tjetër për policinë pas këtyre rasteve.
“Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshte çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët”, deklaroi Lleshaj nga Shkodra.
Ministri foli edhe për OFL duke thënë se nuk është një dështim pasi rastet e kthyera mbrapsht nga SPAK janë kthyer për rivlerësim.
“Edhe rastet ku mund të ketë diçka për t’u diskutuar mund të kthehen sepse ne nuk jemi për të bërë gjueti shtrigash nëpër Shqipëri. Brezit të ri dhe gjithë shoqërisë duhet t’i japim mesazhe që krimi do të goditet dhe nuk do të ketë vend. Pavarësisht se SPAK i kthen për arsye të ndryshme, paplotësim i ndonjë dokumenti çështjet vazhdojnë dhe do të përballen me gjykatën. Ka edhe raste që mund t’i kenë bërë jo përmes krimit dhe shumë mirë që kthehen mbrapsht nëse nuk e meritojnë”, deklaroi ai.
g.kosovari
I kujt surrat eshte tani ai polici? Juaji???