Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, diplomati shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi tha se forcat politike në Kosovë duhet të kalojnë ngërçin në të cilin ndodhen, pasi në të kundërt, do të jetë shumë e vështirë për të arritur marrëveshjen me Serbinë.
Qemal Minxhozi: ”Në këtë dialog kemi një përfshirje aktive të faktorit europian. Lajçak ka deklaruar sot se do të jetë jetë në Kosovë dhe Serbi këtë muaj. E rëndësishme është që faktorët ndërkombëtarë SHBA dhe BE, të arrijnë një konsensus të përbashkët se si do jetë marrëveshja, por ajo që mendoj unë është edhe më e rëndësishme, është që në Kosovë të kalohet ky ngërç ”politik midis forcave të ndryshme.”
Është shumë e rëndësishme të vihet në pah që pa një një konsensus të gjitha partive pozitë-opozitë , unë e shikoj tepër të vështirë për tu arritur kjo marrëveshje. Të gjitha palët e interesuara në këtë proçes duhet të japin ndihmën e tyre dhe të inifikohen. Natyrisht është një proces tepër i vështirë por qeveria Hoti ka premtuar që do ja dali me sukses kësaj sfide shumë të rëndësishme për Kosovën.”
Përsa i përket shkëmbimit të territoreve, Minxhozi u shpreh se dialogu nuk dihet nëse do mund të përqëndrohet në këtë pikë, por se është e rëndësishme që marrëveshja që do realizohet do të mbyllë të gjitha dilemat 30-vjeçare midis Kosovës dhe Serbisë.
Qemal Minxhozi: ”Nuk mund të them se ky dialog do përqëndrohet në këtë pikë. Ende jemi në procesin e supozimeve por ajo që është shumë e rëndësishme është që palët fillimisht duhet të diskutojnë në parim se si duhet të jetë kjo marrëveshje. Kjo marrëveshja duhet t’i mbylli të gjitha ato dilemat 30-vjeçare midis Serbisë dhe Kosvës. Normalizimi i këtyre marrëdhënieve ka të bëjë shumë për ecurinë e Kosovës në rrugën euroatlantiuke, në rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për anën serbe.”
g.kosovari