Katër persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar nga autoritetet italiane.
Grupi përdorte licensën për tregtimin e kanabis light për të prodhuar dhe trafikuar marijuanë dhe hashash ilegal.
Shqiptarët e arrestuar janë, Ferdinand Kekaj, 35 vjec, dhe Xhuljano Prifti, 35 vjeç.
Nga operacioni në zonën e Komos, janë sekuestruar rreth 450 kg marijuanë në fazë lulëzimi si edhe sasi të tjera kanabisi.
Bizensi ishte në pronësi të 2 prej të arrestuarve, shqiptarit Ferdinand Kekaj, dhe shtetasit zviceran Alessio Barone.
Mes të arrestuarve është dhe shtetasi italian Antonio Valenzisi, 56 vjec, i akuzuar për trafik droge e pjesëmarrje në aktivitet për llogari të mafias kalabreze “Ndrangheta”.
/a.r