Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Balla i ka uruar punë të mbarë Qeverisë së Re në axhendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah me Shqipërinë drejt BE.
Sipas Ballës, duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit.
“Urimet më të sinqerta Avdullah Hotit dhe Lidhjes Demokratike e Isa Mustafës. Punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah në rrugën e integrimeve evropiane. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit”, tha Balla.
/a.r