Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji), i vrarë dy ditë më parë.
Hoxha ka treguar sesi Marku ka qënë një nga investitorët më në zë në Tiranë shumë vite më parë.
Gjithashtu gazetari ka shtuar se shumë vite më parë ka raportuar për një gjyq që ai kishte fituar ndaj Ambasadës amerikane në Shqipëri për një pronë.
“Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku.
Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm. Një nga lokalet e njohura ka qënë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim.
Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit.
Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me Ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë.
Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,” tha Hoxha për ABC News.
Më tej, Hoxha tha se mendonte se atentati në Laç nuk ka pasur lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi pak çaste më pas në hotel “Victoria”, në pronësi të Ervin Matës.
Ai u shpreh se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por një mendje djallëzorë kërkon të rizgjojë konfliktet.
“Një mëndje djallëzore ka dashur të fusë në konflikt. Në hotel rrinin mjekë, nga më të mirët dhe të huaj. Sepse është spitali afër,”-shtoi ai.
Hoxha tha se ka pasur një tentativë për të lidhur ngjarjen e ndodhur në Laç me shpërthimin e ndodhur pranë hotelit të Ervin Matës pranë QSUT-së, për shkak të konfliktit të mëparshëm të palëve të përfshira, por theksoi se kjo është strategji për të hequr vëmendjen.
Ai solli në vëmendje vrasjen e Santiago Malkos e cila futi në skenë një grup tjetër që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
“Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo pistë mbahet në këmbë me anë të ngjarjeve të mëparshme për pazare të pambyllura. Tani na del një trafikant i kthyer në biznesmen. Një personazh që ishte i skeduar nga policia. Sot presim OFL që të kujtojë ato që ai i ka bërë.
Njohja e Bujar Likës me Vis Martinajn i jep një lloj ngjyrimi ngjarjes, duke e lidhur me serialin e mëparshëm. Por tani duhet të gjendet motivi dhe kështu mund të kapësh autorët.
Atë ditë ka pasur tentativë për të lidhur ngjarjen e Mamurrasit me një shpërthim pranë QSUT-së që bëri një devijim dhe të vëmendjes së mediave duke përfshirë persona në hetim. Nga të dhënat e deritanishme nuk është shumë e besueshme ajo linjë. Pasi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër në Tiranë.
Ka ndodhur vrasja e Santiago Malkos. Ajo fut në skenë një grup tjetër. Dhe një mendje djallëzore ka dashur të devijojë vëmendjen në një drejtim tjetër. Ne të gjithë e dimë se në një hotel ka qytetarë të thjeshtë. Aty kam parë mjekë nga më të mirët sepse është pranë spitalit dhe kanë shërbimin. Akti nuk shkon vetëm në hakmarrje por rrezikon edhe persona të tjerë.
Kjo ngjarje ka krijuar problem dhe pasiguri në vend. Këto dy ngjarje që ndodhën në Tiranë në Mamurras dhe ato që ndodhën para një javë në Vlorë janë vijim i një ngjarje të mëparshme. Ngjarja në Mamurras duket goditja e njërës palë ndaj tjetrës. Kjo është më shqetësuese”, tha Artan Hoxha në ABC News.
Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndë fakti që në momentin e atentatit në makinën e tij Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pasuar asnjë lëndim.
“Bujar Lika dhe Elvis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, është shprehur Hoxha.
Po ashtu Hoxha tha se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.
“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rëndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy viktima dhe një të plagosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të frikshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problemi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një historie dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë.
Detajet e reja nga ekzekutimi në Laç
Kanë qenë të paktën 4 personat e përfshirë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e të shtunë në një hotel në Laç, në aksin Lezhë-Mamurras. Kështu rezulton nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia.
Burime nga grupi hetimor thonë se në pamjet filmike shihen 4 persona që hyjnë në ambientet e hotelit ku qëndronin Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, dhe qëllojnë në drejtim të tyre.
Këtë version kanë dhënë në dëshmitë e tyre edhe të afërmit e viktimave që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në momentin e krimit.
Në momentin që ka ndodhur atentati edhe njeri prej viktimave u është përgjigjur me armë. Pistoleta e tij u gjet me karikatorin e zbrazur.
Shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë biznesmeni 37-vjeçari Bujar Lika, i njohur si një person me precedent penale.
Në ambientet e Spitalit të Traumës po mbahet në masa të forta sigurie 21-vjeçari Kreshnik Tusha.
Ekspertët e policisë ende nuk e kanë të qartë rolin e tij në këtë ngjarje, pasi nuk kanë mundur të administrojnë dëshminë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Megjithatë, policia nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së tij në ngjarje.