Muaji qershor ka filluar për Shqipërinë me masa të reja lehtësuese të cilat u prezantuan disa ditë më parë nga vetë ministrja Manastirliu.
Nga sot hapen kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.
Sakaq, është hapur kampioni i futbollit, por pa spektatorë duke respektuar protokollin e sigurisë.
Por ende nuk ka një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qeshorit.
Qe nga dita e sotme, hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake.
g.kosovari