Përfaqësuesi i LSI-së në këshillin politik Petrit Vasili u shpreh se propozimet e opozitës garantojnë zgjedhje të lira dhe i japin fund tjetërsimit të votës.
Ai tha se opozita ka menduar veç për barazi, për të mirën e përgjithshme.
Petrit Vasili: “Identifikimi biometrik është garanci esenciale por jo e vetmja. Është në sfondin e disa elementëve. Kko do të thoshte rritje të garancive.
PS mund të ketë vështirësinë e madhe se duhet të dalë nga gjumi parizien kryeministri i cili nuk është i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri pasi ka devizën o zgjedhje që i vjedh vetë ose konsensus që rrënon. Propozimet që janë paraqitur nuk sigurojnë privilegj për opozitën shqiptare, por vetëm barazi dhe i jep fund manipulimit dhe tjetërsimit të vullnetit shqiptar.”
Deklarata e tij u bë pas mbledhjes 4 orë me dyer të mbyllura të këshillit politik për reformën zgjedhore mbledhur mbrëmjen e sotme tek Pallati i Kongreseve.
***
Por çfarë ndodhi gjatë fushatës 2017? Një ndër përkrahësit e LSI-së në Lezhë Gjovalin Gjini, u dhunua.
Një ditë më pas, presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta, ishte për ta takuar Gjinin, nga ku bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit.
Mirëpo, ajo që ka rënë më shumë në sy, është një detaj ku ish-kryetari i Bashkisë Viktor Tushaj, i jep Gjovalin Gjinit një zarf.
Ai e ka ndjekur teksa po zbrisnin nga shkallët dhe në “fshehtësi”, të paktën kështu kujtonte, i ka futur zarfin në xhep.
Kjo ka ngritur në fakt dyshime të shumta, ç’përmbante në të vërtetë ai zarf, që iu dorëzua dhe në prezencë të Metës?
/a.r