Përmes një postimi në Facebook, Edi Paloka shkruan se duhet të kesh mungesë ndjeshmërie njerëzore si Rama që në kohë të falimentit dhe kulmit të fatkeqësisë, të shkojë për fundjave në Paris.
Paloka: Duhet te kesh surratin e paturp , arrogancen dhe mungesen e cdo ndjesie njerezore si Rama qe te kuptosh se si mundet kryeministri i nje vendi qe po shkon drejt falimentimit, ne kulmin e fatkeqesise dhe krizave , merr charterin dhe shkon per tu zderhallur per fundjave ne Paris !!!
Jo vetem kaq, po si ne cdo rast kur kapet ne skandal, pasi tenton te justifikohet duke mashtruar, merr guximin te sulmoje ata qe e denoncojne ;kryesisht opoziten dhe mediat opozitare!
Qytetaret me te varfer te Evropes, ende nuk kane marre pergjigje se perse kryeministri i tyre, ai qe i ka izoluar e privuar nga te drejtat elementare prej tre muajsh, ndermerr nje udhetim me charter per te kaluar fundjaven ne Paris?!
Megjithese skandali ka marre dhene , nuk ka asnje pergjigje, vetem tallje me qytetaret dhe sulme palacosh ndaj opozites! “Kemi marreveshje te posacme me Air Albania per arsye pune, pa qellim fitimi”(?!?!) Kjo eshte “pergjigja” pa pergjigje. Cdo te thote kjo , qe Rama ne kohe pandemie dhe fundjave paska vajtur per pune ne Paris?!! Po atehere thuajini shqiptareve , per cfare pune ? Ke takoi?
Mbase kryeministri ka vajtur te zgjidh hallet e popullit dhe ne i biem ne qafe kot…! Sipas Bankes Boterore varferia ne Shqiperi pas pandemise do arrij ne 48%! Mbase ka vajtur “te na shpetoje” dhe kete here !
Nuk eshte per here te pare qe kur shqiptaret jane ne pike te hallit Rama merr charter e bredh neper bote per qejfet e tij, here per te hapur ekspozita e here edhe vetem per nje foto me Cristiano Ronaldon.
Na thoni , per cfare fluturoi kete here? Sigurisht jo per hallet e shqiptareve!
Kujtojmë se Paloka premtoi se do dilte nga politika nëse mbaheshin zgjedhjet e 30 Qershorit, qoftë edhe pa opozitën: