Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i ftuar në emisionin “E Diell”, ka zbuluar një ofertë të majme që ka mbërritur në drejtim të tij gjatë javëve të fundit, të cilën e ka refuzuar.
Gaz Demi ka zbuluar se një klub i huaj i ka ofruar 2 milion euro për t’i marrë drejtorin e përgjithshëm Olsi Ramën, ofertë e cila është refuzuar nga presidenti i Partizanit.
Refuzimi është bërë pasi presidenti Demi ka kërkuar që lekët t’i merrte të gjitha në bankë, sipas të gjitha ligjeve.
“Mua, në fakt, më ka ardhur një ofertë 2 milionë euro nga një klubi huaj.
Pagesën e doja krejtësisht në bankë, por ata ofruan që një pjesë ta marrja kesh.
Nuk pranova, sepse nuk doja të prishja rregullat e federatës. Ishte një ofertë serioze nga një ekip shumë serioz”, u shpreh Gaz Demi. (TemA)