Drejtori i Informacionit në Kryeministri i është përgjigjur përmes Twitter Gazment Bardhit. Ky i fundit akuzonte Ramën se po përdor si avion personal një avion të Air Albania.
Por Endri Fuga shkruan se kjo është sqaruar prej kohësh, ku me një marrëveshje pa qëllim fitimi Air Albania i ka lënë qeverisë në dispozicion një avion. Kjo marrëveshje vlen veç për udhëtime pune.
“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin” – shkruan Fuga.
/a.r