Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçar humbi jetën në kantierin e ndërtimit, janë arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik, dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë.
Ngjarja tragjike ndodhi në një kantier ndërtimi, ku adoleshenti dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një skrep.
Fillimisht u tha se i mituri punonte në këtë kantier, por mësohet se djali ishte rastësisht aty dhe vdiq dhimbshëm, në moshën më të bukur.
Gjithçka ndodhi në orën 16.20 më zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku 17-vjeçari është goditur nga skrepi, pasi nuk është parë nga drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale B.Ç., 29 vjeç. Në fotogaleri dhe video më poshtë shikoni pamjet.
Mendohet se i mituri ka shkuar pikërisht për të takuar 29-vjeçarin, por nuk është parë nga ky i fundit dhe e ka goditur atë aksidentalisht duke i marrë jetën.
Në zonën e njohur si ‘Kalaja’, ku skrepi po gërmonte për të hapur kodrën, do të ndërtohej një parkim.
/a.r