Rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë Henri Isai 28 vjeç, banues në Koxhas, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit.
/a.r