Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan – Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj. Mësohet se viktimë ka mbetur një shtetas i seksit mashkull, që ishte duke udhëtuar me motor.
Viktima po ecte me motor, kur u përplas fatalisht nga një automjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjekë të Spitalit të Fierit.
/e.rr