Zgjerohet harta e COVID-19 në vend. Gjatë orëve të fundit është konfirmuar i infektuar një person në Librazhd, i cili shet në tregun e qytetit.
Ky është rasti i parë me COVID-19 në këtë qytet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i infektuar është një i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.
Në testin e parë ai ka dalë negativ ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv.
Dyshohet se ai është infektuar me COVID-19 nga kontakti me një të prekur në Sanatorium, ku kishte shkuar për një kontroll mjekësor.
g.kosovari