Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Sorecca, tha se është shumë e rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se realizimi i reformës brenda 31 majit lejon Shqipërinë që të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE.
”E rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri në datën 31 maj, duke lejuar Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij.”
/e.rr