“Do ti ha veshin Ramës”. Deklarata e fortë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar u sqarua mbrëmjen e sotme në Syri TV, në emisionin “Çim Peka LIVE”.
E pyetur nga gazetari Bledian Koka, Kryemadhi bëri dallimin mes kafshimit nga Rilindasve dhe se çfarë donte të thoshte ajo me atë deklaratë.
“Ka dy lloj kafshimesh. Këta të rilindjes e kanë te krevati, unë e kam në ring. Rama e di shumë mirë çdo të thotë të përplasesh me Monikën. Unë jam kundër dhunës fizike. Rama nuk mundet me armë, as me para. Të gjitha paratë e drogës, edhe kur ishte me ne, do ta mundim me votë. Unë kam për detyrë të bëj maksimumin”, tha Kryemadhi.
g.kosovari
Rama ju mund ju sa here te doni .Dhe e dini kush aresyeja ?Se ju jeni te dobet politikisht dhe populli nuk ju besin kurre