Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e Abdullah Hotit nga LDK për të formuar qeverinë e re.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Lusim të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në mesazh.
g.kosovari