Zvicra ka marrë parasysh riskun të hapë bizneset erotike. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se që prej datës 6 qershor, vajzat që ushtrojnë këtë aktivitet, do të kenë mundësi të rikthehen sërish në punë, pasi më datë 6 qershor, u ndizet drita jeshile.
Ajo ç’ka vlen për t’u theksuar është se nuk do të ketë më privatësi për klientin, pasi të dhënat private, nevojiten për gjurmimet në raste infektimi me Covid-19.
Bizneseve të tilla, ministria u ka bërë me dije edhe rregullat e qarta që duhen respektuar gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale.
Nuk lejohen puthjet! Po, puthjet janë të ndaluara dhe ajo që këshillohet është përdorimi i maskës, dhe qëndrimi i fytyrave larg njëra-tjetrës, në distancën sa një parakrah.
Gjatë seksit duhet të përdoren pozicione në të cilat transmetimi i pilave është më i vogël, të njohur ndryshe si pozicioni i sigurtë (doggy style dhe reverse cowgirl/rider)
Nuk do të ofrohen shërbime që përfshijnë më shumë se dy njerëz, pra ndalohen treshet dhe orgjitë.
Praktikat anale do të kryhen me doreza
Klienti dhe punonjësi i seksit rekomandohet të bëjnë dush para dhe pas takimit.
Kërkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient.
Prostitucioni ka qenë i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942. Deri më sot, Zvicra ka regjistruar 30,796 raste koronavirusi dhe 1,655 vdekje, sipas shifrave qeveritare.
g.kosovari