Duhet të martoheshin në verë, por emergjenca e koronavirusit i detyroi që të anuloin dasmën nga frika se të afërmit dhe miqtë nuk do ju bashkoheshin.
Ai mjek, ajo infermiere, e lanë mënjanë dëshirën për tu martuar, duke u angazhuar në vijën e parë të betejës me virusin.
Mjeku Annalan Navaratnam, 30 vjeç dhe infermierja Jann Tipping, 34 vjeç, në sajë të një leje të posaçme, tashmë janë burrë e grua.
Martesa e tyre u mbajt në kishën e spitalit St Thomas në Londër, Angli, aty ku dhe kanë punuar gjatë gjithë këtyre muajve.
Kjo pasi kisha angleze, lejoi disa leje speciale për martesa, gjatë kësaj periudhe, mes tyre edhe për të sëmurët në fund të jetës.
“Skuadra e kishës së St Thomas, punoi fort që të na mundësonte martesën, gjë që e vlerësojmë shumë. Brenda dy javësh u caktua data, ndërkohë që nuk kishim bërë gati as veshjet dhe as unazat”, tha nusja e re.
Ndërkohë Jann, e cilësoi si diçka të bukur të qenit bashkë në këto momente intime, ndonëse me të ftuarit ngritën dolli online.
/a.r