Mes katër personave me të ardhura të dyshimta në Elbasan, Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi Kelmend Dalipit që të deklarojë origjinën e pasurisë.
Dalipi nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi rezulton i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pjesë e dosjes “Xibraka”.
Ai njihet si mik i nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, gjithashtu i arrestuar pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Ashtu si Hoxha, edhe Dalipi u arrestua në vitin 2015, pasi ishte pronari i magazinës të kthyer në laborator.
Gjykata e dënoi Dalipin me 7.3 vite burg me gjykim të shkurtuar, për tu liruar më tej nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në burg, për shkak të një sëmundje të rëndë.
/a.r