Pavarësisht se në raportimin e së martës u shënua një rritje e numrit të personave të prekur nga COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero nuk e sheh si problematike këtë situatë.
Ai shprehet se relaksimi i masave shoqërohet me rritje të rasteve, por tregues i rëndësishëm është fakti që nga 25 persona të prekur, ka vetëm 3 të shtruar.
“Pas relaksimit të masave shtrënguese presim shtim të rasteve pozitive, por kemi parasysh se jo të gjithë janë të sëmurë. Rastet e sotme shumica janë 15 raste në një fasoneri. Kemi një person me simptoma, ai ka patur kontakte, kontakte të kontakteve gjithashtu, janë 3 faza kontaktesh.
Është një sinjal që na thotë të kemi kujdes, por nuk më shqetëson, sepse në fund të fundit është ekspozim dhe në këtë fazë ekspozimi ka një anë shumë të mirë, sepse krijon imunitet.
Nëse kemi 25 raste kemi 3 të shtruar në spital. Dhe ky nuk është tregues për t’u shqetësuar, është tregues që na thotë se duhet të kemi kujdes. Rastet pozitive, ekspozimi nuk më shqetëson. Do të ishte shumë mirë që deri në fund të kësaj pandemie të kishim 30-40% të popullatës ekspozuar”, tha Pipero në “Opinion”.
Pipero u shpreh se gjatë verës intensiteti i rasteve me koronavirus do të ulet, sipas tij, “do të ketë pak raste ose aspak.”
Mjeku theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi virusi ende nuk është zhdukur.
“Spërklat e pështymës që transmetohen përmes bisedës janë më të shumta më të vogla dhe qëndrojnë më gjatë në ajër, rreth 14 minuta. Pra kur të takohemi mos rrimë shumë më gjatë. Virusi qarkullon, ekziston mundësia e rasteve të sëmura.”
Gjatë verës do kalojmë me raste duke u rritua po do të zbehet?
Verat do ketë raste sporadike ose aspak fare. Prandaj kam këshilluar që është më efektive që të gjurmojmë rastet që kanë klinik dhe t’iu bëjmë tamponin dhe në rast se kanë probleme dhe ti hospitalizojmë. Kontaktit të ngushtë mund t’i bëjmë tampon. Dua të them se rastet pozitive nuk më shqetësojnë ekspozimi nuk më shqetëson, përkundrazi ekspozimi na ndihmon të përforcojmë i imuitetin.