Për kreun e grupit demokrat parlament, Muslim Murrizi, Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem dhe sipas tij ky është motivi që ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se “ka marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi”.
Pikërisht për këtë motiv, sipas Murrizit janë mbledhur Rama, Meta dhe Basha, por duke theksuar se nga reagimi i palëve, veçanërisht nga presidenti, nuk kanë mbetur të gjithë palët të kënaqur.
Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë. Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes. E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan “thikë pas shpine”. Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.
Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s’do ishte kaq nervoz
Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.
Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës
Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zona ka reaguar për këtë.
/a.r