Avokati Spartak Ngjela teksa ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta ditët e fundit, si dhe qëndrimet dhe përplasjet e kreut të shtetit me maxhorancën. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Ngjela e cilësoi Metën një president-noter, ndërsa theksoi se ky i fundit ka shkelur kushtetutën.
Po ashtu ai theksoi se mungesa e sistemit të drejtësisë sjell korrupsionin.
“Nuk duhet të vihen njerëz të tillë që drejtojnë shtetit. Edhe ai që ishte para këtij. E mbani mend kur u tha që anëtari i Kushtetueses të betohej tek noteri?! Edhe ky është noter. Nuk mundet që maxhoranca të ketë një president noter. Ky u bë pengesë. Këtij nuk i lejohet t’i thotë. Ky del keq (Meta). Ata kanë dashur që të shpëtojnë një gjendje. Nuk tërhiqet padia e këtij, të shkojë të marrë pafajësinë. Kur hoqi datën e zgjedhjeve, kuptohet se nuk mund të jetë president një i tillë. Fakti që ka shkelje, do e caktojë gjykata. Kështu e ka nisur ky luftën. Duhet t’ju them një gjë. Nuk e ka goditur këtë asnjë politikë, por kushtetuta. Shkoi me mendjelehtësi se me Bashën do të bënte një këshill mbi kushtetutën. Po të zbatohet kushtetuta që është marrë me 140 vota, edhe vettingu që është marrë me 140 vota, që të gjithë do shkojnë në betim. Nga se do e shpëtonte Shqipërinë? Opozita nuk e pranoi se iu duk shkelje e rëndë. Nëse ky i dërgon sot një; do shpërndajë parlamentarin. Me çfarë do e shpërndajë parlamentin, dhe nëse Rama e zbaton. Ikën në burg Rama. Se është shkelje e kushtetuese. Dënohet ai që e zbaton. Janë gjëra që nuk bëhen. Nuk njohin të drejtën. Është ngritur një Komision Hetimi për shkarkimin e tij (Metës). Presidenti është i akuzuar dhe për prona. Kur doli Kushtetuta, Ramës i ra verdhëza. Këtu ka dy kolona, reforma në drejtësi dhe reforma në BKH dhe SPAK. Pse këta ekspertë amerikane e nisën nga reforma në drejtësi? Sepse sado të kapur që të jenë, i liron gjykata. Ndaj e nisën nga gjykata ata. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rezultuar të korruptuara, në 99%. Turp i madh. Shqipëria kërkon që të hyjë në BE. Ka 90% pro amerikan për çështjen e BE-së. Nuk mund te kete korrupsion ne nje vend ku funksionon sistemi i drejtësisë. Mungesa e këtij sistemi sjell korrupsionin.”, tha ai