Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe grupi i tij kanë kryer vepra të kundërligjshme, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do të komentoj asgjë, pasi po keqkuptohem…Kurti ka ardhur me yryshin e shkarkimit të presidentit, por ka mu shkarku më shpejt se presidenti. Është koha ku Kurti dhe grupa e tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike”, është shprehur Thaçi.
Ai po ashtu foli edhe për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ku tha se do të bisedojë me të gjithë spektrin politik, duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
“Sa i përket zgjedhje në Podujevë, do të bisedoj me të gjithë spektrin politik dhe do të respektoj rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, tha presidenti Thaçi.
/e.rr