Ambasada e SHBA-ve ka dalë sot me një deklaratë ku sërish në fokus është reforma në drejtësi. Ambasada amerikane deklaron se SHBA-të mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Sipas ambasadës, reforma në drejtësi, kërkesë e popullit shqiptar duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.
Deklarata:
“🇦🇱 | Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.
Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.
E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaron ambasada e SHBA.
/e.rr
Ngadalsimi i reformes dhe nderhyrjet apo perplasjet@flirtimet nderinstitucionale te organeve kryesore shteterore dhe perfaqesuesit e tyre te korruptuar president-kuvend-kryeministri si dhe fatkeqsite natyrore termet-covid-19 kane dhene efekte negative ne pritshmerine e popullit dhe ky lloj zhgenjimi eshte aq i deshiruar nga korrupsioni larte shteteror shqiptar saqe te korruptuarit e siperm gati po besojne se ja hodhen. Por,dardha e ka bishtin mbrapa. Korrupsioni larte shteteror shqiptar bie ndesh me interesat EUROATLLANTIKE dhe ato ARBERORO-SHQIPTARE NE BALLKANIN PERENDIMOR! VENDIMI ESHTE MARRE QE KY KORRUPSION TE ÇBEHET DHE BALLKANI PERENDIMOR DO TE BEHET OAZ I PAQES,ME SHPEJT SE SA ESHTE PRITSHMERIA JONE NE KOHE.