Lirohen nga qelia dy zyrtarët e bashkisë së Beratit të arrestuar pas vdekjes tragjike të 4 vjeçarit I cili humbi jetën në parkun e qytetit.
Fëmija 4 vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.
Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Përgjegjësi i Ndriçimit në Zonat Urbane u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës por Gjykata e Beratit vendosi që ata të hetohen në masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje”
Si ndodhi? – Paraditen e 22 majitI mituri nga komuniteti rom ishte në park me nënën e tij. Për një moment u shkëput nga kujdesi i saj dhe fatkeqësisht ra në kontakt me përcjellësit e energjise elektrikë qe përdoret për ndriçim.
Kabllo siç duket ka qenë e paizoluar mirë çka rezultoi fatale.
Ai u dërgua me urgjencë për në spitalin rajonal, por mjekët nuk arritën ta mbajnë në jetë.
Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të forta nga familjarët e të miturit dhe qytetarët.
g.kosovari