Është arritur dakordësimi i parë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, për një nga propozimet e opozitës. Mësohet se palët kanë rënë dakord për shkurtimin e periudhave zgjedhore.
Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Opozita propozoi shkurtimin e periudhave në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.
/e.rr
O plehra te partive te hashashtsllashit mbaroni shpejt kete pune se do jete lehtesim kur te jini duke fol me veten dhe jo me njeri tjetrin per nje periudhe te gjate kohe. Nuk mund te beni ndryshe,popullin e kini zhgenjyer masivisht po USA@BE ju ka ne dore dhe me kulaç apo kerbaç do behet si thone ata. Ju do shkoni,sigurisht ngadalengadale ne koshin e plehrave te pariciklueshme.