Policia italiane arrestoi këtë të diel me dokumente false, një shqiptar i cili po tentonte të hynte në Itali.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se shqiptari i moshës 27-vjeçare, ishte dëbuar në vitin 2018 nga Italia, por u ndalua këtë fundjavë me kartë identitete greke.
Policia e shtetit fqinj zbuloi identitetin e tij të vërtetë, në sajë të shenjave të gishtave.
Ndërkohë policia i gjeti gjatë kontrollit në një apartament në zonë ne Ivrea, një pasaportë shqiptare, e cila u bllokua bashkë me kartën greke me emër dhe mbiemër të ndryshuar.
Kjo bëri që shqiptari të arrestohet, ndërkohë që aktualisht është në pritje për të dalë në gjykatë.
/a.r