Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.
Duke përcjellë mesazhin e Kardinalit Ernest Troshanit, kreu i shtetit evidenton harmoninë fetare në vend.
“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!
Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!
GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN”, shkruan Meta.
/a.r