Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku është tentuar që të rrëmbehet një fëmijë. Vajza 4-vjeçare është marrë me forcë nga një person, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka shkuar në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka marrë me forcë të miturin nga duart e nënës, por fatmirësisht është kapur në kohë nga banorët e tjerë të lagjes.
Menjëherë banorët e zonës që i erdhën në ndihmë nënës për të voglin kanë lajmëruar policinë, e cila ka vënë në pranga të riut. Aktualisht ai ndodhet në Komisariat, ky edhe po jep dëshminë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e rastit.
g.kosovari