Kryedemokrati Lulzim Basha doli sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe gatishmërinë për përfundimin e “Reformës Zgjedhore”. Teksa vijoi akuzat ndaj qeverisë për ndalimin e ecurisë së Reformës, Basha u shpreh se nuk kishte as një propozim nga Ambasada Amerikane përsa i përket “Reformës Zgjedhore”.
Pas daljes së kryedemokratit para mediave i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadës Amerikane, ku vetë Yuri Kim në “Twitter” ka bërë një postim “përkëdhelës” ndaj Bashës duke përshëndetur gatishmërinë e kryedemokratit për përfundimin e “Reformës Zgjedhore”.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.”
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/fifEHSiEYv
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 22, 2020