Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Durrës gjatë ditëve të fundit. Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, EMSC, pak minuta më parë është regjistruar një lëkundje 3.2 ballë në zonën Hamallaj, 13 km larg Shijakut dhe 29 km larg Tiranës, me thellësi 2 km.
Termeti në Durrës
Edhe gjatë ditës së djeshme, Durrësi u godit nga një lëkundje e shkallës 3 rihter, me epiqendër në veri të qytetit dhe thellësi 10km.