Pezullimi i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për fshehje të së shkuarës, Luan Daci ka sjellë edhe lëvizje të ndërkombëtarëve.
Pas këtij vendimi ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvillon një takim me stafin e KPA-së, lidhur me këtë çështje të rëndësishme. Pritet që në vijim KPA do ketë një qëndrim për situatën e krijuar pas pezullimit të Dacit.
Po çfarë ndodhi me Luan Dacin?
Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
g.kosovari