Ambasadorja Yuri Kim tha sot se ka dëgjuar për një marrëveshje të mundshme për të ndërhyrë në reformën në Drejtësi. SHBA e dënoi këtë tentativë që me gjasë i referohej porpozimit të Ilir Metës për të ndërtuar një Këshill Politik për Drejtësinë mes mazhorancës dhe opozitës.
Por në një reagim në Twitter, Lulzim Basha distancohet duke lënë të nënkuptohet se nuk di gjo. Ai ia ‘vesh’ parlamentit aktual mundësinë e ndërhyrjes në Reformën në Drejtësi.
“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm.
Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të përdredhur dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë” – thotë Lulzim Basha.
Propozimin e Metës për ndërhyrjet me konsensus në drejtësi e zbardhi Fatmir Mediu, sot për mediat. Para Bashës, kryeministri Rama u shpreh se bie dakord me reagimin amerikan duke shtuar se “Ferri është bosh pasi djajtë janë mes nesh”.
/JavaNews/a.r
Ah mor plehra, nuk po prisni radhe gjoja per te mbeshtetur Ambasadoren! Ky popull e njehe mire pafytyresine, ligesine, pabesine e cdo poshtersi tuajen. Por vetem SHBA i ka te gjithe mjetet e mundesite t’ju tredhe ju. Prandaj jeni alarmuar ju vemje qe me popullin e shkrete beni trimat e medhej duke nxjerre cdo sekond nga goja juaj e qelbur vetem deklarata lufte. Kerma!