Është vënë në prangat e policisë së Tiranës një shtetas me inicialet R. P, i cili mban postin e inxhinierit të një firme ndërtuese ku si pasojë e një aksidenti në punë humbi jetën ditën e djeshme një punëtor 35-vjeçar me inicialet A. K.
Teksa punonte 35-vjeçari ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital. Inxhinieri i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa është proceduar edhe administratori i firmës nënkontraktore.
/e.rr