Pas tre seancave kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ndal te teatrin, koronavirusin dhe akuzat e opozitës. “I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte ‘eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull’.
Meqë kështu erdhi kjo punë dhe meqë Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me regjimin dhe duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit, atyre që kanë zgjedhur që të përfshihen jo për një plan politik, por për një lëndim “budallallëku dhe mencuria ngjiten kollaj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni’ thotë Shekspiri.
Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t’u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.
Jeta më ka cuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se c’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.Përderisa ne ia dolëm.Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik.” tha ai.
Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi. Turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vitesh atë godinë si kështjellën ku do të organizonte sulmin final mbi dhe. Por kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë ka dëshpërim. Humbin një betejë kur kanë humbur rrugën dhe objektin.
Por kanë zgjedhur rrugën e gabuar me objekltin e gabuar se nuk po them njerëzit e gabuar, habitem si nuk na kanë njohur akoma. Dikush më coi një mesazh dhe më tha ‘si nuk u mërzite 21 vite dhe nuk u ndave derisa e prishe’ E pra, përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as rri në politikë kap ca të kap, por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se jam i luftës për bindjet“, shtoi Rama.
/e.rr