Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Ralf Gjoni ka folur në mbeshtetje të plotë të deputetes Rudina Hajdari që thërriti me forcë për ndryshim të sistemit zgjedhor edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga foltorja e Kuvendit, Ralf Gjoni ka ironizuar me “kërcënimin” që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri kryeministit Edi Rama, pas tensioneve të forta për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se do t’i hajë veshin.
“Që ne të riformatojmë qeverisjen, duhet të riformatojmë sistemin zgjedhor. Mos lejoni të na përcajnë. Ata që braktisën këtë parlament dhe rrotullohen treshe me ju në krevat nuk e duan. Si do ja hajë veshin ajo atij. Ai është shumë i gjatë, vetëm shtrirë në krvat mund t’ja hajë”- tha Gjoni.
Deklarata e Kryemadhit: Unë do ja ha veshin Edi Ramës. Edhe unë jam e zhgënjyer nga politika, jam e zhgënjyer nga kolegët e mi, bashkëluftëtarët e mi.
g.kosovari