Një fotografi e Presidentit të Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Gjithçka pasi Presidenti u shfaq me pantallona të shkurtra dhe maskë në fytyrë, duke mbajtur radhën në market.
Por për shkak të lirshmërisë në veshje, ai është komentuar gjerësisht.
Megjithatë përtej veshjes, ai përcolli mesazhin e respektimit të distancës.
Në Portugali nga koronavirusi deri më tani kanë gjetur vdekjen 1263 persona dhe janë infektuar 29.660.