Kryedemokrati Lulzim Basha tha në përfundim të protestës se 17 maji tregoi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha shtoi se opozita nuk mund të jetë fasadë dhe se përgjegjësia është e qeverisë. I pyetur nëse do të tërhiqet PD dhe LSI nga tryeza për reformën zgjedhore, ai tha:
“Ne treguam vullnet për reformën zgjedhore sepse donim zgjedhje sa më shpejt. Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin për këtë proces. Ne nuk mund të jemi fasadë. Përgjegjësia është e Edi Ramës për këtë” – tha Basha.
Ndërkohë që Robert Budina njoftoi në përfundim të tubimit se nesër në orën 11:00 do të jenë para Prokurorisë për të kërkuar hetim mbi Teatrin Kombëtar.
/a.r
Presion mbi drejtesine me protesta, nuk tregon demokraci por dhune verbale ndaj saj .Lereni prokurorine te hetoje dhe jo protesta me pankarta koti.Iku koha kur politika diktonte drejtesine .