Shtatë aktivistët e arrestuar në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues të shoqërisë civile pretendojnë se dhuna e ushtruar nga policia është e papranueshme dhe me pankarta në duar kanë dalë para Gjykatës Penale, në shenjë proteste.
Mes të arrestuarve është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, i cili iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit.
Të arrestuesit e tjerë janë Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.
“Shpresojmë që Gjykata të jetë sy hapur. Besojmë që do ti lirojmë. Do jemi këtu deri në momentin që do të merret vendimi dhe do na ndiqni”, tha një përfaqësuese e Lëvizjes VV.
g.kosovari