Kompania britanike “The Economist” do të reduktojë numrin e të punësuarve të saj në botë me 7%, duke bërë që 1 300 persona të humbasin vendin e punës si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
“Për shkak të ndikimit të pandemisë në tregun e medieve të shtypura, “The Economist” ka vendosur që, në të ardhmen, revista kulturore “1843” të jetë në dispozicion vetëm në formatin dixhital”, njoftoi kompania.
Redaktorët nuk do të jenë pjesë e largimeve nga puna, reduktimi do të përqendrohet te agjencia e marketingut, “TVC”, që është pjesë e grupit mediatik.
Si masë shtesë, drejtorja ekzekutive Lara Boro, kryeredaktori Zani Minton Bidojs, ekipi drejtues dhe bordi, pranuan vullnetarisht uljen e pagave.
/a.r